Lidhje

Presidenti Trump dhe "Forca e Hapësirës"


Presidenti Donald Trump tha se i ka dhënë një orjentim Pentagonit që të krijojë një "Forcë të hapësirës", si krahu i gjashtë i shërbimit të forcave ushtarake të vendit.

Këto komente ai i bëri të hënën, në një takim të Këshillit Kombëtar të Hapësirës. Presidenti tha se Amerika duhet të ketë një prani të fuqishme në hapësirë. "Kur është fjala për mbrojtjen e Amerikës, nuk është e mjaftueshme që të jemi të pranishëm në hapësirë, është e rëndësishme që ta dominojmë hapërisë. Kjo është arsyeja që po i kërkoj Departamentit të Mbrojtjes që të fillojë menjëherë procesin e nevojshëm për krijimin e Forcës së Hapësirës, si dega e gjashtë e forcave tona të armatosura", tha Presidenti.

Ideja e Forcës së Hapësirës është ngritur edhe më parë nga zoti Trump dhe administrata të mëparshme, por kjo çështje ka hasur në rezistencën e zyrtarëve të lartë ushtarakë.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG