Lidhje

Debati për Teatrin, sherr në Komisionin e Medias


Në Shqipëri, mbledhja e Komisionit parlamentar per Edukimin dhe Mjetet e informimit publik, në të cilën do të diskutohej rreth çështjes së debatueshme të Teatrit Kombëtar, u shoqërua me tensione të forta e përplasje. Deputetët e opozitës refuzuan praninë e Kryetarit të Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj dhe kërkuan me ngulm largimin e tij duke u shprehur se ishte ftuar vetëm ministrja e Kulturës. Ndërkohë që deputetët e shumicës thanë se zoti Veliaj gjendej aty me ftesë të tyre

Në sallën ku sot do të duhej të diskutohej për Teatrin, pati vend vetëm për tonet e larta të deputetëve. Prania në sallë e Kryetarit të Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ndezi gjakrat mes palëve, ku opozita kërkonte largimin e tij si i paftuar, ndërsa pala tjetër deklaronte se ishte ajo që e kishte thirrur. Kryetarja e Komisionit Albana Vokshi i kërkoi disa herë punonjësve të sigurisë së Parlamentit, largimin e zotit Veliaj, i cili nga ana e tij këmbëngulte se ishte ftuar nga anëtarët e shumicës së majtë.

Debati për Teatrin, sherr në Komisionin e Medias
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:20 0:00

Kjo skenë e zhurmshme vazhdoi për minuta të tëra, për t’u rënduar më pas kur deputeti demokrat Flamur Noka shkoi pranë vendit ku ishte ulur zoti Veliaj, për ta ngritur me forcë nga karrigia. Deputetit Noka ju bashkuan dhe kolegë të tjerë demokrat të cilët, mes replikave verbale me zotin Veliaj, i hoqën atij mikrofonin

Kryebashkiaku u largua më pas duke sfiduar deputetët demokratë, ndërsa para se të linte sallën disa herë përsëriti me zë të lartë: “Tirana, do fitojë”.

Në dalje nga parlamenti ai tha për gazetarët se "ata nuk kanë dëshirë që dikush të flaës dhe të thotë të vërtetën. Dhe fakti që në një Komision, ku kanë vetëm 6 anëtarë, ata thërrasin 40 deputetë do të thotë se nuk duna të dëgjojnë të vërtetën. Dhe unë besoj se Teatri do të ketë të njejtin fat, siç kanë patur projektet e tjera madhore në kryeqytet".

Për kryetaren demokrate të Komisionit, Albana Vokshi, "prania e tij ishte e paligjshme dhe jo vetëm kjo, por të tentohej të uzurponte këtë mbledhje, të shkatërronte këtë mbledhje të Komisionit vetëm e vetëm që t’i hiqnin mundësinë që rregullorja dhe Kushtetuta ia ka dhënë opozitës, për të bërë transparencë, mbi këtë vjedhje shumë të madhe që po i bëhet, duke tjetërsuar pronën publike, për t’ia dhënë privatit, për përfitime personale marramendëse”

Debatet për çështjen e Teatrit, ku janë përfshirë energjikisht dhe vetë artistët, shpërthyen pas bërjes publike të një projektligji i cili parashikon nisjen e bisedimeve mes autoriteteve dhe kompanisë “Fusha”, për ndërtimin e një Teatri të ri prej saj, në këmbim të mundësisë që kompania të ndërtojë në atë territor dhe rreth tij ndërtesa të tjera shumëkatëshe, duke shmangur një garë të hapur për realizimin e një projekti të tillë.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG