Lidhje

Sekuestrohen në Durrës mbi 2 milion euro


Mbi 2 milion euro dyshohet të jetë sasia e parave të kapura sot nga policia shqiptare në Portin e Durrësit. Sasia e madhe e parave, është gjendur në brendësi të një automjeti tip “Toyota” i nisur nga Belgjika. Mjeti ishte ngarkuar mbi një transportues së bashku me disa makina të tjera dhe përmes Italisë ishte imbarkuar në tragetin e linjës Ancona- Durrës.

Sipas informacioneve të para, dyshohet se sasia e parave i përket një grupi kriminal shqiptar, i cili prej kohësh ishte nën mbikqyrjen e strukturave të policisë dhe shërbimeve inteligjente. Deri pasdite vonë, policia ende nuk kishte shpërndarë një njoftim zyrtar mbi këtë operacion.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG