Lidhje

Zjarret në Kaliforni, mijëra njerëz largohen nga shtëpitë


Zyrtarët amerikanë në shtetin e Kalifornisë thonë se mijëra njerëz janë duke u larguar nga shtëpitë e tyre, ndërsa zjarret përfshinë një zonë në veri të shtetit, që ende është në procesin e rikuperimit nga zjarret e vitit të kaluar.

Guvernatori Jerry Brown ka kërkuar vendosjen e gjendjes së emergjencës në Distriktin Lake County, ku qindra vetë janë duke luftuar me flakët, që tashmë kanë shkrumbuar më tepër se 3 mijë e 300 hektarë.

Vitet e fundit Kalifornia veriore është përfshirë nga zjarret. Në vitin 2015 zjarret shkaktuan vdekjen e 4 personave dhe shkatërruan 2 mijë ndërtesa.

Zyrtarët në Kaliforni thonë se zjarret po fuqizohen nga moti i nxehtë, i pazakontë për rajonin, erërat e fuqishme dhe thatësira e madhe.

Rajoni u përfshi nga zjarret edhe në vitin 2016, si dhe vitin e kaluar, kur zjarret shkatërruan Kaliforninë Veriore një rajon me vreshta të shumta.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG