Lidhje

Dënimi i kryepeshkopit australian


Një klerik katolik, më i larti në hierarkinë e kishës i dënuar ndonjëherë për fshehje të abuzimeve seksuale me fëmijët, u dënua të martën me 12 muaj arrest nga një gjykatë australiane.

Muajin e ardhshëm gjykatësi i Njukastellit do të përcaktojnë nëse kryepeshkopi Philip Wilson do ta kalojë periudhën e dënimit në burg apo nën arrest shtëpiak.

Gjyqtari ka thënë se Wilson mund të ketë të drejtë të lirohet me kusht pasi të ketë shërbyer gjashtë muaj nga dënimi. Ai u gjet fajtor në maj për fshehje të abuzimeve seksuale të një prifti në vitet 1970.

Prifti, në qendër të kësaj çështjeje, James Fletcher, vdiq në burg në vitin 2006, pasi u shpall fajtor për abuzim seksual me fëmijët në New South Wales.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG