Lidhje

Shqipëri, tërmet 5.1 gradë


Në Shqipëri një tërmet me intensitet 5.1 gradë të Shkallës Richter u rregjistrua sot në orën 11.01 minuta, me epiqendër në zonën e Hamallajt dhe Gjirit të Lalzit, 31 kilometra në veriperëndim të Tiranës.

Lëkundja e parë u shoqërua me dy të tjera të një intensiteti pak më të ulët. Vetëm në harkun kohor të 60 minutave pas lëkundjes së parë, sizmiologët shqiptarë kanë regjistruar dhe mbi 25 të tjera ndërkohë që ato kanë vazhduar dhe në orët e pasdites.

Tërmeti u ndje jo vetëm në Tiranë dhe Durrës, që ndodhen më pranë epiqendrës, por dhe në qytete të tjera të vendit. Ndërsa nuk ka patur lëndime në njerëz, sipas autoriteteve janë rregjistruar dëme të lehta në disa banesa dhe njësi tregtare, si plasaritje të mureve, çative apo tavaneve.

Lëkundjet shkaktuan panik mes qytetarëve. Ishin të shumtë ata që zgjodhën të braktisnin shtëpitë apo zyrat për të qëndruar jashtë në mjedise të hapura. Edhe deputetët e Komisionit të Ekonomisë ndërprenë mbledhjen për të dalë nga ndërtesa e parlamentit, ndërsa në sallë vështrimet u përqëndruan drejt tavanit ku shandanët e ndricimit nisën të lëkunden nga tërmeti

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG