Liu Xia, e veja e disidentit kinez dhe laureatit të çmimit Nobel për Paqen Liu Xiaobo, arriti në Gjermani të martën pasi iu dha më në fund mundësia të largohet nga Kina, ku kaloi tetë vitet e fundit nën arrest të rreptë shtëpiak.
Një zëdhënës i qeverisë kineze tha se Liu Xia u largua nga Pekini për të kërkuar trajtim mjekësor. Në një publikim në mediat sociale vëllai i saj, Liu Hui, shkruante se motra e tij ishte larguar nga Kina për "të nisur jetën e saj të re" në Evropë.
Liu Xia u vendos në arrest shtëpiak në vitin 2010 kur burri i saj, shkrimtari i shquar, kritiku letrar dhe intelektuali Liu Xiaobo fitoi çmimin Nobel për Paqen.
Liu Xiaobo u arrestua në vitin 2009 dhe u dënua me 11 vjet burg nën akuzën se kishte ndihmuar në shkrimin e një manifestimi politik, që bënte thirrje për t'i dhënë fund sistemit njëpartiak kinez.
Ai vdiq një vit më parë në moshën 61 vjeçare nga kanceri të mëlçisë.
Facebook Forum