Në dy vendime të veçanta, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) ka shkarkuar sot nga detyra prokurorin e Tiranës Arben Nela dhe gjyqtarin e Apelit të Tiranës Ervin Metalla. Për të dy, shkaku i vendimit që i lë jashtë sistemit të Drejtësisë kanë qenë problemet me pasurinë.
Në rastin e prokurorit Nela, trupa gjykuese ka gjetur msopërputhje në deklarimet në vite lidhur me një apartament të blerë në vitin 2001, për të cilin ai kishte shpjeguar se kishte marrë borxh 25 mijë euro nga kunata. Por dhe për këtë borxh, sipas Komisionit nuk është e qartë se kur e ka marrë dhe kur e ka shyer. Nela vetë foli për standarte të dyfishta nga ana e KPK-së, duke paralajmëruar apelimin e mundshëm të vendimit.
Për gjyqtarin Metalla problem ka qenë marrja e një kredie të butë, si funksionar shtetëror, ndërkohë që zotëronte një apartament, pronësinë e të cilit më pas ja kishte kaluar vëllait. Ndërkohë një pikë tjetër që duket se e ka penalizuar ka qenë ajo e përfaqësimit nga ana e tij, të një kompanie private në një proces gjyqësor në Strasburg, ndërkohë që ai ushtronte detyrën e gjyqtarit në Shqipëri.
Përveç masës së shkarkimit nga detyra, gjyqtarët dhe prokurorët që rrëzohen gjatë procesit të rivlerësimit, nuk do të kenë më mundësi të ushtrojnë për një periudhë të cajtuar kohe as profesionin e avokatit. Kjo masë, e propozuar nga misioni europian Euralius, u përfshi në formën e një amendamenti në ligjin për Avokatinë, i miratuar sot nga parlamentit.
Facebook Forum