Lidhje

Izraeli rrëzon një avion luftarak sirian


Ushtria izraelite tha se rrëzoi një avion luftarak sirian që kishte hyrë në hapësirën ajrore të Izraelit.

Në një deklaratë të lëshuar nga Forcat izraelite të Mbrojtjes thuhej se avioni u qëllua me dy raketa interceptuese Patriot pasi ai kishte kaluar "në territorin izraelit".

Radioja e ushtrisë izraelite njoftoi se aeroplani u qëllua mbi lartësitë e pushtuara Golan, por mund të jetë rrëzuar në anën e kufirit të kontrolluar nga Siria.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG