Lidhje

Demokratët kritikojnë rikonfirmimin e gjykatësit Hallunaj


Në Shqipëri, Partia Demokratike reagoi sot pas vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për të konfirmuar në detyrë Gjykatësin e Krimeve të Rënda Dritan Hallunaj, i cili në vitin 2015 kishte shpallur të pafajshëm biznesmenin Arben Frroku, i akuzuar për vrasjen e komisarit të policisë Dritan Lamaj

Reagimi i PD
please wait
Embed

No media source currently available

0:00 0:00:30 0:00

Partia Demokratike solli në kujtesë dhe deklaratat e ambasadorit amerikan Donald Lu për këtë çështje si dhe faktin se gjykatat e shkallëve më të larta e kishin dënuar më pas Frrokun me burgim të përjetshëm.

Gjatë seancës dëgjimore me gjyqtarin Halluni, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shpjegoi se e kishte shqyrtuar këtë rast dhe se nuk kishte gjetur asnjë shkelje proceduriale, ndërkohë që ndryshimi i thellë me vendimet e gjykatave të tjera lidhej, sipas Komisionit. me vlerësimin e provave.

Por për Partinë Demokratike, lirimi nga burgu, sipas saj, i një vrasësi si Arben Frroku, që më pas në të gjitha shkallët e gjykimit,u dënua me burgim të përjetshëm, është shkak i mjaftueshëm për të shkarkuar nga detyra një gjyqtar.

Nëse gjyqtarët – vijoi më tej deputeti Alibeaj - konfirmohen në detyrë pavarësisht se kanë liruar nga burgu vrasës dhe individë të lidhur me krimin e organizuar, atëherë, sipas tij, vettingu ka dështuar të kthejë besimin e qytetarëve në sistemin e drejtësisë.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG