Lidhje

Pheniani në qendër të forumit të sigurisë në Azi


Sekretari amerikan Shtetit Mike Pompeo do të takohet me homologët e tij në kuadër të Forumit të Kombeve të Azisë Juglindore (ASEAN-s) në Singapor që mbahet këtë javë, duke promovuar vizionin e administratës Trump për një rajon Indo-Paqësor të lirë dhe të hapur, por shqetësimet rreth Koresë së Veriut mund të dominojnë axhendën.

Në ministerialin e Azisë lindore, zoti Pompeo do të takohet me homologët e tij për të trajtuar sfidat më kritike të sigurisë në rajon, përfshirë kërcënimin bërthamor që vjen nga Pheniani, konfliktet në Detin e Kinës Jugore, krizën e pakicës Rohinga në shtetin Rakhine në Mianmar dhe sigurinë kibernetike, mes të tjera temave.

I pyetur nëse zoti Pompeo do të ketë një takim dypalësh me ministrin e Jashtëm të Koresë së Veriut Ri Yong-ho në Singapor, një zyrtar i lartë i Departamentit të Shtetit u tha gazetarëve se "Pheniani do të jetë aty si vend anëtar i Forumit Rajonal të ASEAN-s mes 27 vendeve pjesmarrëse. Pra do të ketë diskutime që janë gjithëpërfshirëse për Korenë e Veriut", tha ai.

Zyrtari tha se do të ketë takime të rastësishme dhe të planifikuara, por sipas tij nuk ka takime dypalëshe që do të njoftohen paraprakisht.

Ministria e Jashtme e Rusisë tha të mërkurën se po punonte për organizimin e takimeve bilaterale të ministrin të Jashtëm Sergej Lavrov me homologët e disa vendeve, përfshirë Shtetet e Bashkuara.

Ministri i jashtëm iranian Mohammad Javad Zarif do të jetë gjithashtu në Singapor, por zyrtari i lartë i Departamentit të Shtetit tha se nuk ka plane për një takim me të.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG