Lidhje

Një shtetas i Maqedonisë i vrarë ne Kabul


Një shtetas i Maqedonisë është vrarë të enjten pasi ishte rrëmbyer në Afganistan së bashku me dy persona të tjerë, një nga Malajzia dhe tjetri nga India, që të tre punëtorë në Kabul të kompanisë franceze Sodexo.

Ministria maqedonase e Punëve të jashtme nuk ka shumë të dhëna për rastin, ndërsa ka njoftuar median se po komunikon në mënyrë intensive me autoritetet afgane për më mësuar më shumë për këtë rast.

Ende nuk dihet identiteti i shtetasit të Maqedonisë, përveç moshës, që ishte 37 vjeç.

Sodexo, një nga kompanitë më të mëdha në biznesin e ushqimeve ka rreth 230 punonjës në Afganistan dhe ajo ka konfirmuar shtetësinë e viktimave.

Pranë trupave të viktimave afër Pul-e-Charkhi në periferi të Kabulit janë gjetur letërnjoftimet e tyre; trupat u gjetën në një makinë të parkuar në zonën Mussahi në jug të Kabulit, sipas policisë afgane, njofton agjencia e lajmeve Reuters.

Për shkak të shkallës së lartë të papunësisë por dhe me shpresë për t’u pasuruar, qindra shtetas të Maqedonisë shkojnë për punë në vendet e vlerësuara si të rrezikshme të Lindjes së Mesme.

XS
SM
MD
LG