Lidhje

20-vjetori i shpërthimeve ndaj ambasadave amerikane në Kenia dhe Tanzani


Kenya US Embassy Bomb 20th Annivarsary
Kenya US Embassy Bomb 20th Annivarsary

20 vjet më parë, më 7 gusht 1998, terroristët shpërthyen eksplozivët e vendosur në kamionçina jashtë ambasadave amerikane në Kenia dhe Tanzani. U vranë 258 persona, ndër ta 12 amerikanë, si dhe u plagosën mijëra të tjerë. Në një deklaratë për shtyp, Sekretari i Shtetit Mike Pompeo bëri thirrje për vigjilencë me qëllim parandalimin e sulmeve të tilla në të ardhmen, si dhe përsëriti angazhimin e qeverisë amerikane në luftën kundër terrorizmit.

Shpërthimet e shndërruan në rrënoja pjesën më të madhe të ambjenteve të ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Kenia.

Shumica e viktimave u shkaktuan prej shëmbjes së një ndërtese pranë.

Një ndër anëtarët e ekipeve të shpëtimit në atë kohë u rikthye për të vizituar për herë të parë një memorial të ngritur aty.

“Është hera e parë që po rikthehem. Madje në po këtë vend ku po qëndrojmë, kaluam atëherë 4 ose 5 ditë duke kërkuar njerëzit që ishin goditur. Kur i shikon emrat këtu në mur, shumë nga këto kujtime të rikthehen”, thotë Bruce Neuhaus, anëtar i ekipeve të kërkimit-shpëtimit në atë periudhë.

Departamenti i Shtetit pati njoftuar se shpërthimi në Tanzani ndodhi pesë minutash pas shpërthimit në Nairobi.

Shpërthimet bënë publik emrin e Osama Bin Ladenit dhe organizatës së tij al-Kaida, që mori përsipër autorësinë për vrasjet dhe shkatërrimin.

Vetëm disa ditë pas shpërthimeve të 7 gushtit, dy prej bashkëpunëtorëve të Bin Ladenit u arrestuan dhe u akuzuan për sulmet.

Vetë ai u vra disa vjet më vonë, në maj të vitit 2011, nga njësi elitare e ushtrisë amerikane, në një rezidencë të tij në Pakistan.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG