Mbi 200 banesa në qarkun e Dibrës rezulton të kenë pësuar dëme nga lëkundja e fortë e tërmetit që u rregjistrua me epiqendër në verilindje të Tiranës, 10 kilometra nga zona e Bulqizës. Në pjesën më të madhe të tyre ka patur dëmtime të mureve dhe tavaneve, ndërkohë që disa dhjetra janë bërë thuajse të pabanueshme.
Lëkundjet e forta, që u regjistruan në orën 17.40, u ndjenë në qytete të ndryshme të vendit por dhe në rajon, për shkak të thellësisë së tij, sipas shpjegimit të sizmiologëve. Tërmeti i djeshëm ishte i ngjashëm me atë të 4 korrikut të kaluar, i cili ishte me epiqendër në zonën e Hamallajt dhe Gjirit të Lalzit, 31 kilometra në veriperëndim të Tiranës, dhe që shkaktoi jo pak panik, kryesisht në kryeqytet, ku banorë të shumtë dolën nga shtëpitë dhe zyrat, duke qëndruar për një kohë të gjatë në mjedise të hapura.
Facebook Forum