Lidhje

Itali, rrëzohet ura 37 të vdekur


An injured man talks to reporters as he leave the site where the Morandi highway bridge collapsed in Genoa, northern Italy, Aug. 14, 2018.
An injured man talks to reporters as he leave the site where the Morandi highway bridge collapsed in Genoa, northern Italy, Aug. 14, 2018.

Autoritetet konfirmuan 37 vetë të vrarë si pasojë e rrëzimit të një ure në qytetin port të Xhenovës, gjatë një stuhie të fortë.

"Nuk është e pranueshme që një urë e tillë e rëndësishme ... të mos jetë ndërtuar për të shmangur këtë lloj shkatërrimi", tha Edoardo Rixi në një intervistë për televizionin SkyNews24.

Ministri i Transportit Danilo Toninelli tha se ishte "duke ndjekur me shumë ankth atë që dukej të ishte një tragjedi e madhe".

Një dëshmitar i ngjarjes i tha televizionit Sky Italia se ai kishte parë "tetë apo nëntë" makina në urë në momentin e rrëzimit, në atë që ai e përshkroi si një "skenë apokaliptike".

Agjencia e lajmeve ANSA botoi foto që tregonin një të çarë në urë, e cila sipas një zyrtari, ishte rreth 80 metra e gjatë.

Dy persona u shpëtuan nga automjetet me të cilat udhëtonin me lëndime ndërsa vazhdojnë kërkimet për të mbijetuar.

Sipas ANSA s autoritetet dyshojnë se dobësia e strukturës shkaktoi rrëzimin e urës, e cila është ndërtuar në vitet 1960 dhe i është nënshtruar një procesi rikonstruksioni në vitin 2016.

Ura është një rrugëkalim kryesor që lidh rivierën italiane me bregun jugor të Francës.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG