Lidhje

Turqi, të shtëna pranë ambasadës së SHBA


Pranë ambasadës amerikane në kryeqytetin turk, Ankara, u qëllua disa herë nga një makinë sot herët në mëngjes, pa shkaktuar viktima, thanë policia turke dhe zëdhënësi i ambasadës.

Sulmi përkon me acarimin e marrëdhënieve midis Ankarasë dhe Uashingtonit lidhur me gjykimit të një pastori amerikan në Turqi.

Një video e transmetuar nga kanali Haberturk tregonte ekipet e policisë duke inspektuar njërën nga hyrjet e ambasadës ndërkaq në një dritare të ndërtesësës mund të shiheshin dëmtimet e shkaktuara nga një armë zjarri.

Ekipet e policisë u vunë në kërkim të personave që sulmuan, të cilët u larguan me një makinë të bardhë pas sulmit. Hetimi është ende në vazhdim.

Sipas burimeve të policisë, të shtënat nga makina ndodhën rreth orës 5 të mëngjesit dhe se askush nuk u dëmtua.

Ambasada është mbyllur këtë javë me rastin e festës së Bajramit.

Ambasada amerikane në Ankara dhe konsullata në Stamboll kanë qenë objektivat e sulmeve nga militantët dhe janë përballur me kërcënime të shumta në të kaluarën.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG