Shtetet e Bashkuara deportuan për në Gjermani bashkëpunëtorin e fundit të njohur nazist që jetonte në Amerikë, pas shumë vitesh presioni juridik, diplomatik dhe politik.
Prej dekadash, personi në fjalë Jakiw Palij jetonte në Queens të Nju Jorkut pas ardhjes në Shtetet e Bashkuara në vitin 1949.
Shtëpia e Bardhë tha në një deklaratë se autoritetet e emigracionit e realizuan deportimin sot herët në mëngjes.
Është e paqartë se me çfarë procedurash ligjore mund të përballet në Gjermani 95-vjeçari Palij.
Shtëpia e Bardhë tha në një deklaratë se "Deportimi i tij dërgon një mesazh të fortë: Shtetet e Bashkuara nuk do të tolerojnë ata që ndihmuan krimet naziste dhe shkeljet e tjera të të drejtave të njeriut. Ata nuk do të gjejnë strehë të sigurt në tokën amerikane".
Facebook Forum