Lidhje

Rouhani: Të shpëtohet marrëveshja bërthamore e vitit 2015


Presidenti iranian Hassan Rouhani u kërkoi nënshkruesve të mbetur të marrëveshjes bërthamore të vitit 2015 të veprojnë për ta shpëtuar paktin me Iranin, edhe pse presidenti francez Macron bëri thirrje përsëri për bisedime më të gjera mbi programin raketor të Teheranit dhe rolin e tij
në Lindjes së Mesme.

Në një telefonatë me presidentin francez, zoti Rouhani tha se Irani dëshiron që evropianët të japin garanci për kanalet bankare dhe shitjet e naftës, si dhe në fushën e sigurimeve dhe
transportit, sipas agjensisë iraniane shtetërore të lajmeve
IRNA.

Presidenti Rouhani i referohej sanksioneve amerikane të ri-imponuara nga Uashingtoni pasi Presidenti Donald Trump u tërhoq nga një marrëveshje bërthamore e vitit 2015 midis Iranit dhe fuqive botërore në muajin maj.

Macron përsëriti angazhimin e Francës për ta mbajtur në fuqi marrëveshjen, një koment që synon të qetësojë Teheranin.

Por ai përsëriti thirrjet e mëparshme për diskutime më të gjera
me të gjitha palët, që do të përfshinin programin bërthamor të Iranit pas vitit 2025, programin e tij raketor dhe ndikimi iranian në rajonin më të gjerë të Lindjes së Mesme.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG