Lidhje

Tensionohen marrëdhëniet SHBA - Pakistan për çështjen e ndihmës


Pakistani e hodhi poshtë si “të pasaktë” njoftimin se Shtetet e Bashkuara kanë anuluar ndihmën ushtarake prej 300 milionë dollarësh për këtë vend, duke thënë se Uashingtoni ja ka borxh këtë sasi parash Islamabadit, për shpenzimet që ka kryer në luftën kundër terrorizmit.

Ministri i Jashtëm Shah Mehmood i bëri këto komente një ditë pasi Pentagoni vendosi t’i ndërpresë fondet, për shkak se Pakistani nuk po bën sa duhet në luftën grupeve terroriste brenda vendit.

Ky zhvillim i ri për marrëdhëniet e tensionuara mes të dy vendeve, vjen disa ditë para se Sekretari i Shtetit Mike Pompeo dhe Shefi i Shtamadhorisë, gjenerali Joseph Dunford, kanë në plan të vizitojnë vendin e Azisë Jugore.

Shtetet e Bashkuara i kanë bërë thirrje Pakistanit të mos strehojë militantët, që kryejnë sulme në Afganistan.

Zyrtarët amerikanë e akuzojnë Islamabadin se nuk ka marrë masa kundër kryengritësve, por Pakistani thotë se ka shpenzuar miliarda dollarë dhe se ka humbur shumë jetë njerëzish në luftën kundër terrorizmit.

Disa muaj më parë Presidenti Donald Trump tha se në këmbim të miliarda dollarëve të ndihmës amerikane, Pakistani nuk ka bërë asgjë për Shtetet e Bashkuara, veçse mashtrime.

Zëdhënësi i Pentagonit tha se institucioni i tij do t’i shpenzojë paratë për përparësi të tjera më urgjente. Ky vendim i Pentagonit duhet të miratohet nga Kongresi i Shteteve të Bashkuara.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG