Lidhje

Forca e rëndesës mund të jetë burim energjie të ripërtëritshme


Në një botë që ka gjithmonë e më shumë nevojë për energji, shkencëtarët po studiojnë vazhdImisht të gjitha burimet e mundshme të ripërtëritshme, në përpjekje për identifikimin e rrugëve të rritjes së efikasitetit. Një studiues në Hollandë beson se edhe forca e rëndesës mund të përdoret për të prodhuar energji elektrike falas. Korrespondenti i Zërit të Amerikës, George Putic sjell më shumë hollësi.

Disa materiale, si kristalet e kuarcit dhe disa qeramika, kur ekspozohen ndaj stresit mekanik prodhojnë sasi të vogla energjie. Ky efekt, që quhet piezo-elektricitet përdoret në ndezësit e barbekyve për të krijuar shkëndijën që shkakton flakën.

Efekti mund të përdoret edhe për të krijuar sinjale zanore në bobinat fonike të kristalit dhe në mikrofonët me grimca kristali.

Por piezo-elektriciteti funksionon vetëm kur forca e përdorur ndryshon nga presioni në çlirim. Nga ana tjetër forca e rëndesës është një forcë e vazhdueshme.

“Problemi me gravitetit është se vepron vetëm në një formë”.

Arkitekti hollandez, Janjaap Ruijssenaars e vuri re një gjë të tillë kur një shufër e gjatë vertikale mbi një platformë të sheshtë, shtyhet duke humbur balancën, ka prirjen të luhatet për një kohë të gjatë, duke ushtruar presion herë pas here në skajet e platformës.

“Pra kjo shpikje, kjo paisje e energjisë nga forca e rëndesës realizon diçka të re. Pra kur graviteti shndërrohet në një forcë në ndryshim atëherë mund të prodhosh elektricitet dhe këtë po vërejmë në këtë rast”.

Materiali piezoelektrik që vendoset mes paltformës së luhatshme dhe terrenit të qendrueshëm ekspozohet ndaj një presioni vazhdimisht në transformim, duke prodhuar elektricitet.

“Me një ndërhyrje fare të lehtë, krijohet paqendrueshmëri në sistem; rezultati diktohet nga forca e rëndesës”.

Luhatja e shufrës mund të shkaktohet edhe kur ajri i nxehtë i krijuar nga një llambë, fillon të vërë në lëvizje një helikë të vogël.

“Është diçka fare e re dhe ne ende na duhet të zbulojmë mënyrën më optimale, por nuk është ende e përcaktuar se sa material piezo mund të shtosh”.

Ruijssenaars thotë se i njëjti parim mund të përdoret në eksperimente me përmasa më të mëdha për të karikuar bateritë e makinave ose për të operuar gjeneratorë të pavarur energjie.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG