Kryetari i Parlamentit të Kosovës Kadri Veseli komentoi sot sërish në Tiranë objektivat e vendit të tij në dialogun me Serbinë duke theksuar se se shtetësia e saj me territorin aktual është e panegociueshme.
“Kosova ka Shtetin e vet të pavarur e sovran, ka Kushtetutën. Shkon në dialog për moscënim të integritetit territorial dhe njëkohësisht, mospasje të asociacionit të komunave serbe me kompetenca ekzekutive”, u shpreh zoti Veseli.
Komentet e tij, ai i bëri në përfundim të takimit me kryetarin e parlamentit shqiptar Gramoz Ruci, i cili nga ana e tij theksoi se bisedimet me Serbinë "në këtë fazë finale duhet të rikonfirmojnë arritjen e një marrëveshje ligjërisht të qëdrueshme që respekton tërësinë territoriale të Kosovës, formën unitare të shtetit, karakterin multietnik dhe multifetar siç e parashikon dhe vetë Kushtetuta e Kosovës", nënvizoi zoti Ruçi..
Facebook Forum