Lidhje

Policia godet grupet e Niklës


Në Shqipëri, Policia njoftoi mbrëmjen e së mërkurës rezultatet e operacionit të ndërmarrë prej saj që në orët e para të mëngjesit, kundër disa grupeve kriminale në Nikël të Krujës. Sipas policisë, gjatë operacionit në të cilin u angazhuan forcat të shumta, përfshirë njësitë e saj speciale, pati disa të shoqëruar, ndërkohë që 5 persona u arrestuan: Lutfi Haka 67 vjeç, banues në fshatin Zezë, Krujë, i dënuar më parë; Marklen Haka 27 vjeç, banues në fshatin Zezë, Krujë, i dënuar më parë; Ylli Çangu, 42 vjeç, banues në fshatin Nikel, Krujë, i dënuar më parë; Skënder Leza, 34 vjeç, banues në fshatin Larushk, Krujë; Valter Bami, 32 vjeç, banues në Larushk, Krujë. Sipas policisë, bëhet fjalë për “disa elementë me rrezikshmëri shoqërore të larte, anëtarë të grupeve kriminale aktive në këtë territor, por edhe më gjerë”.

Bazuar në urdhra kontrolli të miratuar me vendim të Gjykates, Policia ushtroi kontrolle në banesa të përdorura prej personave të dyshuar si anëtarë te grupeve kriminale duke sekuestruar armë të ndryshme, sasi parashë në euro e dollarë, dhe një automjet të blinduar. Policia deklaroi se ndërhyrja e saj u bë “pas një hetimi intensiv disa mujor mbi veprimtarinë e grupeve kriminale në Nikël të Krujës, zhvilluar këto hetime në kuadër të operacionit “Forca e Ligjit”, si dhe në funksion të hetimeve të ngjarjeve të fundit kriminale të ndodhura. Në njoftimin e saj, Policia saktëson se “veprimtaria hetimore disa mujore e zhvilluar në këtë kuadër ka konsistuar në përgjimin, ndjekjen dhe gjurmimin e këtyre elementeve kriminal si dhe mbledhjen e të dhënave në rrugë operative me qëllim evidentimin sa më të plotë dhe sa më të qartë të veprimtarisë kriminale të personave të dyshuar për kryerjen e kësaj veprimtarie”.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG