Lidhje

Ministri i jashtëm gjerman mbështetje për referendumin në Maqedoni


Heiko Maas

Ministri i jashtëm gjerman Haiko Mas i cili shkoi për vizitë në Shkup tha se qeveritë e Shkupit dhe Athinës arritën një hap historik pas njëzet e pesë vjetësh dhe se tani ndodhen para një shansi historik që problemi të zgjidhjet një herë e përgjithmonë.

Ai u bëri thirrje qytetarëve të Maqedonisë që më 30 shtator të dalin në qendrat e votimit dhe ta realizojnë të drejtën e tyre demokratike në referendum.

Ministri gjerman tha se vitin e ardhshëm Maqedonia mund t’i fillojë bisedimet për anëtarësin në Bashkimin Evropian. Ne, - tha ai, - jemi për të ardhmen evropiane të Ballkanit Perëndimor. Ministri Maas shkoi në Shkup vetëm dhjetë ditë pas Kancelares Angela Merkel, në përpjekje për të bindur qytetarët e e këtij vendi që të dalin dhe të votojnë në referendum.

Shefi i diplomacisë germane pas Shkupit udhëton për në Athinë

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG