Lidhje

Amnesty International mbi abuzimet në Venezuelë


Një grup ndërkombëtar për mbrojtjen e të drejtave të njeriut akuzoi qeverinë e Nicolas Maduros për kryerjen e disa prej shkeljeve më të rënda të të drejtave të njeriut në historinë e Venezuelës. Në një raport të lëshuar të enjten të “Amnesty International” thuhej se numri i vrasjeve në këtë vend është "më i madh se në shumë vende ku zhvillohet luftë".

Raporti thekson dhunën e kryer nga zyrtarët e sigurisë gjatë operacioneve kundër krimit në lagjet e varfra.

Raporti i “Amnesty International” u publikua në Argjentinë të enjten dhe gjatë prezantimit të tij u shfaqën pamje filmike me dëshmi nga shtetas të Venezuelës që tregonin rreth mënyrës se si ishin vrarë njerëzit e tyre, në atë që “Amnesty International” e quajti ekzekutime pa gjyq.

Qeveria e Venezuelës nuk iu përgjigj menjëherë raportit. Një rënie ekonomike prej 5 vitesh në Venezuelë ka bërë që qindra mijëra njerëz të largohen nga vendi në kërkim të një jetë më të mirë.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG