Lidhje

Kompleksiteti i zgjedhjeve në një qytet të Pensilvanisë


Në zonën rurale të Pensilvanisë, qyteti i vogël i Hazletonit, sapo ka dalë nga “një dekade transformuese”, thotë ish-shefi i policisë i këtij qyteti. Në fillim të viteve 2000, një valë imigrantësh dhe amerikanësh të brezit të parë u vendosën aty, për të gjetur punë dhe një jetesë më të mirë. Në zgjedhjet e vitit 2016, Donald Trump fitoi me një epërsi të lehtë ndaj Hillary Clitnonit.Këtë vit, një kandidat i zgjedhur nga Presidenti, lindur e rritur në Hazleton po sfidon senatorin e Pensilvanisë, Bob Casey.Korrespondentja e Zërit të Amerikës, Aline Barros vizitoi qytetin ku dikur ka qenë një minierë qymyri për të folur me ish-shefin e policisë, Frank DeAndrea dhe të tjerë për imigracionin dhe zgjedhjet për Kongresin që mbahen në nëntor.

“Hazletoni ka qenë gjithmonë shtëpia ime. Kam parë gjithë transformimin e tij si pjesëtar i policisë së shtetit të Pensilvanisë”, thotë Frank DeAndrea, ish-shef i policisë.

Rreth 130 kilometra në very-perëndim të Filadelfias, Hazleton ka rreth 25 mijë banorë. 50 për qind e tyre janë hispanikë, nga 5 për qind që ishin në vitin 2000. Ish-shefi i Policisë,DeAndrea thotë se fluksi kishte shkaktuar frikë.

"Dhe frika është diçka e shëmtuar. Dhe nuk i ndodh vetëm një njeriu të veçantë, por një komuniteti.Një komunitet i tërë, mbërthehet aq shumë nga frika saqë nuk bën dot përpara”.

Kongresmeni Lou Barletta, ish- Kryetar i Bashkisë së Hazletonit po sfidon demokratin Bob Caseyn për një vend në senat dhe ka qendrim të ashpër ndaj imigracionit.Në vitin 2016, ai mbështeti një urdhëresë për qytetin që synonte ta bënte Hazletonin “vendin më të vështirë për imigrantët e paligjshëm në Amerikë”.

“Unë jam para së gjithash pro-Amerika dhe e di që edhe ai është”, thotë Connie Cramey, një banore e qytetit.

Duke bërë fushatë dorë më dorë për Barlettën, ajo thotë se është “një hispanike republikane konservatore”.

"Unë besoj se nëse komuniteti hispanik, do që të bëhet pjesë e Amerikës, para së gjithash duhet të vish këtu në mënyrë të ligjshme, të gjesh punë, të mësosh anglisht dhe këto nuk i shoh këto si diskrimuese ose raciste”, thotë ajo.


Por urdhëresa, që në fund u rrëzua nga një gjykatë federale e apelit, la gjurmë në komunitet.

"Nuk duhet harruar se ne kemi shumë irlandezë, shumë italianë, që para shumë vitesh erdhën si imigrantë. Ata merreshin vesh. Por secili nga grupet kishte seksionin e vet të qytetit. Megjithatë u mësuan me njëri tjetrin. Prandaj mendoj se thjesht do të dojë një fare kohe”, thotë Dorothy George.

Bob Curry, bashkëthemelues i një grupi që menaxhon programe passhkollore për mbi 1 mijë fëmijë çdo javë, thotë se nuk është e mundur të kesh dy shoqëri paralele. Dhe ai thotë se ato do të bëhen një.

"Dhe kështu një ditë Johnny shkon në një lojë bejzbolli për fëmijë dhe Hoze hedh topin që sjell fitoren dhe ekipi shkon në finale dhe ti nuk mendpn më që Joseja të shkojë mbrapsh ‘nga ka ardhur’. Jeta i zgjidh vetë ca gjëra”, thotë ai.

Tani për tani, se për çfarë do të votojnë banorët e Hzletonit është e vështirë, sepse shumë prej tyre e njohin Barlettën e megjithatë popullsia e qytetit ka ndryshuar.

"Duhet të angazhohemi më shumë me politkën lokale…Duhet ta ndjekim politikën dhe politikanët dhe zgjedhjet në këtë zonë, në Hazleton."

Dhe askush nuk e di nëse komuniteti hispanik do të dalë të votojë.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG