Lidhje

Kryeministri japonez i gatëshëm të takohet me Kim Jong Un


Kryeministri japonez Shinzo Abe, një përkrahës i linjës së ashpër ndaj Koresë së Veriut, thotë se është i gatshëm të takohet me udhëheqësin e Phenianit Kim Jong Un.

Zoti Abe i bëri komentet e përpara Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara të martën. Ai tha tha se çdo takim i nivelit të lartë do t'i kushtohej zgjidhjes së një mosmarrëveshjeje të vjetër që lidhet me rrëmbimet e civilëve japonezë nga Koreja e Veriut.

"Nga ky vend, në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, i kërkova me forcë Koresë së Veriut që të zgjidhë çështjen e rrëmbimeve, atë të programit bërthamor dhe raketave. Si dikush që bën apel për zbatimin e plotë të të gjitha rezolutave të rëndësishme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, i kushtoj vëmendje të madhe ndryshimeve në Korenë e Veriut. Pheniani ndodhet aktualisht në një udhëkryq dhe ose do ta shfrytëzojë, ose do të dështojë ta kapë mundësinë historike që i është ofruar", tha ai.

Zoti Abe tha se ende nuk ka plane për një takim ndërsa i bëri thirrje udhëheqësit të Phenianit të tregojë interesin e tij për një takim mes tyre.

Ndërkohë nuk kanë munguar spekulimet rreth një takimi Abe-Kim. Sipas njoftimeve udhëheqësi i Phenianit i ka thënë Presidentit amerikan Donald Trump gjatë takimit të tyre në qershor në Singapor, se ishte i gatshëm të fliste me armikun e tij japonez.

Të mërkurën pritet që zoti Abe të takohet me Presidentin Trump për të diskutuar shqetësimin japonez rreth fërkimeve në rritje mes dy vendeve për çështje të tregtisë.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG