Lidhje

Takimi Trump-Netanjahu në Kombet e Bashkuara


Presidenti amerikan Donald Trump tha të mërkurën se ai donte një zgjidhje me dy shtete për konfliktin izraelito-palestinez, shprehja më e qartë e administratës së tij lidhur me këtë çështje.

Në të shkuarën administrata Trump deklaronte se e mbështeste një zgjidhje për dy shtete, nëse të dyja palët binin dakord për të. Gjatë një takimi me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu në selinë e Kombeve të Bashkuara zoti Trump tha gjithashtu se brenda dy apo tre muajve të ardhshëm do të bëjë publik planin e paqes.

"Ëndërra ime është që ta realizojë këtë gjë përpara përfundimit të mandatit tim të parë", tha presidenti Trump.

Zoti Netanjahu ka thënë se çdo shtet i ardhshëm palestinez duhet të jetë i çmilitarizuar dhe duhet ta njohë Izraelin si shtet të popullit hebre, kushte, që sipas palestinezëve, tregojnë se kryeministri izraelit, nuk është i sinqertë për të bërë paqe. Aleatët arabë të Shteteve të Bashkuara janë përkrahës të fortë të një zgjidhjeje me dy shtete.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG