Lidhje

Klandestinë drejt SHBA, tjetër operacion në Shqipëri


Në Shqipëri dy punonjës të Policisë kufitare në aeroportin “Nënë Tereza” u arrestuan, ndërsa autoritetet kanë lëshuar urdhër arresti për 5 shtetas maqedonas dhe një tjetër shqiptar, punonjës i shoqërisë së sigurisë në aeroport, gjatë operacionit kundër një grupi që merrej me trafikun e paligjshëm të personave drejt Shteteve të Bashkuara, Kanadasë dhe Mbretërisë së Bashkuar. Ndërhyrja e realizuar gjatë natës së kaluar dhe orëve të para të mëngjesit të së shtunës, është pjesa e dytë e operacionit të zhvilluar marsin e këtij viti, që çoi në arrestimin e 39 personave.

Sipas deklaratës të përbashkët të Policisë së Shtetit, Prokurorisë së Krimeve të Rënda dhe partnerëve amerikanë, të angazhuar si në zhvillimin e hetimeve ashtu dhe në ralizimin e operacionit “lidhur me provat dhe faktet e grumbulluara gjatë hetimit me metoda speciale nga hetimi, Prokuroria për Krimet e Rënda Tiranë, pas ekzekutimit të 39 masave të sigurimit personal arrest në burg nga Policia e Shtetit në bashkëpunim dhe me shërbimet e policisë gjyqësore, por dhe partnerët që mbështesin këtë Operacion ka urdhëruar shpalljen në kërkim ndërkombëtar për 12 shtetas shqiptarë dhe të huaj. Ndërkohë – sipas deklaratës - pas vijimeve të hetimit, nga bashkëpunimi midis SHÇBA, Oficerë të Departamentit të Policisë Kriminale dhe të Institutit të Policisë Shkencore, është bërë e mundur që të identifikohen dhe më pas të arrestohen në datën 28 shtator 2018 si bashkëpunëtor në këtë grup të strukturuar kriminal 2 punonjës policie me detyrë kontrollor (roje kufitarë në PKK Rinas si dhe një agjent i kompanisë ICTS në aeroportin e Rinasit”.

Nga hetimet për këtë rast ka rezultuar se 7 grupe të strukturuara kriminale, të cilat operonin në Shqipëri, Bullgari, Spanjë, Francë, Republikën Domenikane, Itali, Mbretëri e Bashkuar, SHBA, Kanada, kanë mundësuar kontrabandimin e mbi 300 personave (shtetas shqiptarë) në drejtim të vendeve si Mbretërisë së Bashkuar, SHBA-së dhe Kanadasë. “Për çdo person paguhej nga 7000 paund për në Mbretërinë e Bashkuar dhe nga 25 000 – 30 000 dollarë për në SHBA dhe Kanada. Pjesëtarët e këtyre grupeve kriminale përmes veprimeve aktive ndihmonin shtetasit shqiptarë të interesuar për të emigruar në mënyrë të paligjshme drejt vendeve të mësipërme, duke falsifikuar dokumenta udhëtimi dhe identiteti të vendeve të BE-së. Sipas autoriteteve ata përdornin iteneraret : Shqipëri-Itali-Mbretëri e Bashkuar; Shqipëri-Francë- Mbretëri e Bashkuar; Shqipëri-Bullgari- Belgjikë - Republika Domenikane-SHBA/Kanada; Shqipëri-Spanjë- Amerika Latine-SHBA/Kanada.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG