Lidhje

SHBA, kontrolli i armëve dhe zgjedhjet e nëntorit


Në vitet e kaluara, demokratët në masë të madhe, e drejtuan fushatën e kontrollit të armëve, për shkak të frikës së tjetërsimit të votuesve në rrethet konservatore. Kjo linjë e të menduarit, duket se ka ndryshuar pas vrasjeve masive të kohëve të fundit, duke përfshirë të shtënat vdekjeprurëse në një shkollë të mesme në Florida, në shkurt.

Nga Florida, në Karolinën e jugut të udhëhequr nga republikanët, kandidatët demokratë po bëjnë fushatë për kontrollin e armëve në garat për në Kongres. Ata po e bëjnë këtë fushatë, me mendimin që rritja e mbështetjes publike për masa më të rrepta ndaj armëve, t'i ndihmojë të fitojnë vota në këto zona.

Në Virxhinia, për shembull, senatorja e këtij shteti, Jennifer Wexton, është në garë Barbara Comstock, një anëtare prej dy mandatesh e Dhomës së Përfaqësuesve. Ajo ka mbështetjen e Shoqatës Kombëtare të Armëve, organizata më e madhe e mbrojtjes së të drejtave të armëve në vend.

Në Teksas, demokrati i rrymës progresive Beto O'Rourke, po sfidon senatorin republikan Ted Cruz, një konservator i cili ka marrë vlerësim mjaft pozitiv nga shoqata kombëtare e armëve. Kandidati O'Rourke përkrah kryerjen e kontrolleve të të dhënave për ata që duan të blejnë armë, dhe ndalimin e armëve sulmuese.

Në “Orange County” të Kalifornisë, demokratët me platforma të kontrollit të armëve, po kontestojnë katër mandate të mbajtura nga republikanët me lidhje të ngushta me lobin e armëve.

Strategu i demokratëve, Steve Schale, thotë se demokratët janë përballur me rrezik të konsiderueshëm në drejtimin e çështjes së armëve në një shtet si Florida. Tani, pothuajse çdo demokrat (plus një pjesë e vogël e republikanëve) që konkurrojnë në garat për në Kongres, kanë përqafuar një formë, apo një tjetër, të kontrollit të armëve.

"Jo vetëm që nuk është një pozitë e rrezikshme politike, por në disa mënyra ... nëse jeni në anën e gabuar të saj, ju mund të dënoheni për të", thotë analisti Schale, i cili kryesor fushatën e vitit 2008 të Presidentit Barak Obama në Florida.

Shfaqja e armëve si një çështje e fushatës në rrethet konkurruese reflekton ndryshimin e qëndrimeve të votuesve në epokën e sulmeve masive me armë. Megjithëse nuk është ndër shqetësimet më të mëdha të votuesve, çështja i ka dhënë demokratëve një avantazh, ndërsa përpiqen të tërheqin votuesit e pakënaqur nga mosveprimi i republikanëve në politikën e armëve.

Ndjenja publike ishte kthyer në favor të kufizimeve më të mëdha të armëve edhe para masakrës së 14 shkurtit në Parkland, Florida, që vrau 17 nxënës e mësues dhe la shumë të tjerë të plagosur.

Epidemia e shtënave në masë

Gjatë dy viteve të fundit, ka pasur 608 raste me të shëna me armë, që shkaktuan vdekjen 698 njerëzve dhe plagosëm 2,881 të tjerë, sipas Arkivës së Dhunës së Armëve (http://www.gunviolencearchive.org/reports). Grupi i mbledhjes së të dhënave përcakton një të shtënë në masë, kur në një incident vriten katër, ose më shumë persona

Por vrasja masive në shkollën e mesme “Marjory Stoneman Douglas” në Parkland, e kryer nga një adoleshent i cili bleu ligjërisht pushkën e përdorur në masakër, ishte tregues i qartë i reagimeve të shumta të publikut ndaj dhunës me armë.

Ky rast nxiti një valë të aktivizmit studentor dhe çoi në kalimin e dhjetra ligjeve të reja të armëve në legjislaturat shtetërore.

Në Florida, guvernatori republikan Rick Scott, një përkrahës i zjarrtë i shoqatës për mbajtjen e armëve, NRA nënshkroi një ligj të ri, që e ngre moshën minimale për të blerë armë në 21 vjeç, si dhe vendos një periudhë pritjeje tre-ditore për blerjen e tyre.

Në Vermont, një shtet tjetër me kulturë armësh, Phil Scott, guvernator republikan i mbështetur nga NRA, nënshkroi një ligj me disa dispozita të njëjta, duke zemëruar lobin e armëve.

Pavarësisht nga këto dhe më shumë se 50 ligje të tjera shtetërore, që janë miratuar që nga të shtënat në Parkland, Kongresi kryesisht nuk arriti të vepronte në nivel federal.

Udhëheqësit republikanë të Senarit dhe Dhomës së Përfaqësuesve dhe presidenti Donald Trump shprehën keqardhje për viktimat dhe familjet e tyre, por nuk bënë asgjë tjetër për t'iu përgjigjur tragjedisë, ose për të kërkuar mënyra për të parandaluar të shtënat në të ardhmen.

Republikanët, përfshirë kryetarin e Dhomës Paul Ryan dhe udhëheqësin e shumicës së Senatit Mitch McConnell, argumentuan se dhuna me armë ishte një manifestim i problemeve të shëndetit mendor dhe se tashmë ka ligje të përshtatshme për kontrollin e armëve.

Ky mosveprim në Kongres i ka dhënë kandidatëve demokratë një çështje të rëndësishme të fushatës.

Një sondazh që organizata Gallup zhvilloi pas të shtënave në Parkland, tregoi se 67 përqind e amerikanëve preferonin ligje më të rrepta të armëve, niveli më i lartë i mbështetjes në një çerek shekulli. Dhe një anketë e NBC News / Wall Street Journal në qershor, zbuloi se armët janë një çështje e rëndësishme për një të katërtën e votuesve në zgjedhjet afatmesme.

Duke parë kontrollin e armëve si një strategji fituese, shumë kandidatë demokratë e kanë përqafuar atë në zonat, ku ngritja e çështjes dikur rrezikonte humbjen e përkrahjes. Dhe nuk janë vetëm kandidatët progresistë që po bëjnë fushatë për kontrollin e armëve, por edhe shumë nga 61 veteranët ushtarakë që konkurrojnë si kandidatë demokratë për zgjedhjet e sivjetme.

Një sondazh i kohëve të fundit i rrjetit NBC zbuloi se 71 për qind e kandidatëve demokratë për vendet e Dhomës së Përfaqësuesve përmendën çështjen e kontrollit të armëve në faqet në internet të fushatës së tyre.

"Unë nuk mund t'ju them sa shpesh një kandidat më merr në telefon dhe më thotë: - A mund të më ndihmosh që Brady të më mbështesë mua?" - thotë Avery Gardiner, bashkë-president i fushatës “Brady”, një organizatë kryesore e mbrojtjes së armëve në Uashington, DC. Shoqata quhet James Brady, për nder të sekretarit të shtypit të presidentit Ronald Reagan, i cili u plagos rëndë gjatë një përpjekjeje për vrasje kundër Reaganit në vitin 1981.

Votuesit me një çështje të vetme

Historikisht, zgjedhjet kanë nxitur mbrojtësit e të drejtave të armëve shumë më tepër, se sa mbështetësit e kontrollit të armëve, që votojnë bazuar vetëm në pozicionin e kandidatit për armë, thotë Mark Rozell, dekan i Shkollës “Schar” të Politikës dhe Qeverisë në Universitetin “George Mason”.

Tani po shfaqet një kulture e re e votuesve me një synim: qytetarët, të cilët do të votojnë për kandidatët e tyre të preferuar, në bazë të mbështetjes për ligjet më të rrepta të armëve.

"Është pothuajse një çështje e tipit të lakmimit për shumë votues", thotë Mark Rozell.

Nxënësit e Patklandit që po udhëheqin shtytjen për kontroll më të madh të armëve kanë zhvilluar fushata për të mobilizuar këta votues të rinj. Turneu 60-ditor me autobus, i quajtur "Rruga për Ndryshim", përfshiu më shumë se 65 qytete. Organizatorët thonë se dhjetëra mijëra njerëz janë regjistruar gjatë këtyre takimeve për të votuar në zgjedhjet e nëntorit.

"Ne duam që politikanët të miratojnë legjislacionin që do të shpëtojë në mënyrë aktive jetën tonë", thotë Jamal Lenny, një diplomant i vitit 2016 i shkollës së mesme “Marjory Stoneman Douglas”. "Thirrja jonë kryesore për veprim është regjistrimi, edukimi dhe votimi" – thotë ai.

Ka zona të mëdha të vendit, ku mbështetja për të drejtat e armëve shkon thellë dhe mbështetja për kufizimin e armëve është njç çështe që shkakton zemërim. Kjo është arsyeja pse demokratët, në masë të madhe, e shmangin këtë çështje në shtetet pro-armëve, si Dakota e Veriut dhe Virxhinia Perëndimore.

"Këto janë vende ku, në qoftë se demokratët përqafojnë kontrollin e armëve, kundërshtarët republikanë mund t'i karakterizojnë ata, si jashtë kontaktit me shtetet e tyre dhe duke e quajtur partinë e tyre të majtë ekstreme; kjo do të rrezikonte shanset e demokratëve", thotë strategu republikan Ryan Williams, i cili ka shërbyer si zëdhënës i ish kandidatit presidencial Mitt Romney.

Në përgjithësi, demokratët e shohin çështjen e armë si njç çështje nga e cila ata përfitojnë.

"Këto ditë ju po shihni energji reale në anën e njerëzve që duan të votojnë për njerëzit që kanë propozime për sigurinë e armëve në platformën e tyre", thotë analisti demokrat, Schale.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG