Lidhje

Të paktën 14 të vrarë në një shpërthim në Afganistan


Një shpërthim vetëvrasës në Afganistanin lindor la të vrarë të paktën 14 vetë dhe plagosi 30 të tjerë.

Shpërthimi në Kama të provincës Nangarhar ndodhi brenda zyrës së fushatës së një kandidati për zgjedhjet parlamentare të 20 tetorit. Fati i kandidatit, i identifikuar si Nasir Mohmand, nuk ende nuk dihet.

Zëdhënësi i qeverisë së provincës i tha Zërit të Amerikës se personi që kreu shpërthimin kishte eksplozivë të ngjitur në trup, ndërsa ishte duke u zhvilluar tubimi zgjedhor. Ky është sulmi i parë i madh në aktivitetet që lidhen me zgjedhjet në Afganistan qysh nga fillimi i fushatës javën e kaluar.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG