Lidhje

Trump ketë muaj do të takohet me drejtuesit e kompanive teknologjike


Presidenti i SHBA, Donald Trump planifikon të takohet këtë muaj me kreun ekzekutiv të kompanisë Google, Sundar Pichai dhe drejtues të tjerë të teknologjisë për një samit të mediave sociale.

Këshilltari ekonomik i Shtëpisë së Bardhë Larry Kudlow tha të martën se administrata shpreson që Facebook dhe Twitter të dërgojnë përfaqësues në takim. Kudlow shtoi se ngjarja ka gjasa të ndodhë në mesin e tetorit, megjithëse nuk është caktuar ndonjë datë.

Disa konservatorë të njohur, duke përfshirë presidentin, kanë akuzuar kompanitë Facebook, Google dhe Twitter se përpiqen të mos u japin zë pikëpamjeve të djathta në platformat e tyre.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG