Lidhje

Atentati në Bllok, arrestohen dy të plagosurit


Dy personat e plagosur mbrëmë në një lokal në në zonën qëndrore të kryeqytetit të njohur si “Blloku”, Ervis Martinaj dhe Eljon Hato, ky i fundit në gjendje të rëndë në spital, janë arrestuar në kuadër të hetimit mbi ngjarjen ku mbeti i vrarë Fabjol Gaxha, truproja i Martinajt.

Ndërkohë, janë shpallur në kërkim tre persona Ervin Mata, 31 vjeç, Fabjol Alushi, 42 vjeç, dhe Merviol Bilo, 41 vjeç. Të tre dyshohet të jenë përfshirë në përplasjen që nisi brenda lokalit, fillimisht me fjalë e që përfundoi me përdorimin e armëve. Bilo, pjestar i Forcave komando të Ushtrisë, dyshohet të jetë dhe personi që ka qëlluar me armë. Ai rezulton që të ishte njëkohësisht dhe truprojë e një këngëtareje të njohur, ngacimet ndaj së cilës, mendohet se kanë qenë shkaku që ka nxitur përplasjen. Megjithatë, prokurorët kanë dyshime të forta, se në thelb, ngjarja mund të lidhet me hesape për aktivitete kriminale.

Martinaj vetë është një emër i njohur për policinë. Në 2015 ai ishte mes personave të përfshirë në nëntor të atij viti, në një vrasje të ndodhur në një lokal në periferi të Tiranës pranë rrugës për në Dajt. Ndonëse prokuroria kërkoi ndaj Martinit dhe shokëve të tij dënime me mbi 20 vjet burgim, Gjykata e Tiranës, e rrëzoi akuzën e “vrasjes me paramendim në bashkëpunim”, duke ndëshkuar autorin e vrasjes, ndërsa dha dënime të lehta për Martinin dhe dy persona të tjerë, me arsyetimin se bëhej fjalë për një vrasje të lindur nga një konflikt i çastit. Martini aktualisht merrej me biznes privat, mes të cilave pika bastes.

Edhe i plagosurit tjetër, Eljon Hato, është gjithashtu me precedent penalë. Në vitin 2014 ai ishte autori i vrasjes të një të riu në Shkodër. I dënuar një vit më pas, mbetet e paqartë se si ai ka mundur të rifitojë lirinë.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG