Lidhje

Ukrainë, shpërthime në një depo ushtarake, evakuohen mijëra vetë


Autoritetet në Ukrainën veriore evakuan 12,000 njerëz të martën pas një zjarri dhe një serie shpërthimesh në një depo ushtarake.

Ministria ukrainase e Mbrojtjes tha se njoftimet e para për shpërthime në depon pranë Ichnias, 170 kilometra në verilindje të Kievit, erdhën herët në mëngjes dhe disa orë më vonë ende kishte shpërthime, rreth dy deri tre në sekondë.

Nuk pati njoftime për ndonjë viktimë, dhe shkaku i incidentit nuk është i qartë.

Shërbimet e gazit dhe energjisë elektrike në zonë u ndërprenë, ndërsa rrugët, linjat hekurudhore dhe hapësira ajrore mbi rajon u mbyllën.

Vitet e fundit Ukraina ka përjetuar disa zjarre të mëdha në depot e municioneve.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG