Lidhje

SHBA, dënohet me 20 vjet burg operuesi i “rrjetit të errët”


Një gjykatës federal dënoi të martën operatorin e një prej "tregjeve më të mëdha kriminale të internetit" me 20 vjet burg, për trafikimin e drogës dhe pastrimin e parave.

Vallerius e quante veten "Oxymonster", pas oksikodonit dhe drogës “Ritalin” kundër ankthit, që ai i shiste ilegalisht në të ashtuquajturin “rrjet i errët". “Rrjeti i errët” i referohet faqeve të internetit, të cilat janë të arritshme vetëm përmes softuerëve të veçantë që e bëjnë të pamundur gjurmimin e përdoruesit.

Vallerius u shpall fajtor në gusht, për trafikim të drogës dhe pastrimit të parave në faqen e internetit “Dream Market”. Shumica e klientëve në “Dream Market” e bëjnë biznesin e tyre me kripto-monedha, si bitcoins.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG