Lidhje

Lidhje me ish trafikantin, PD akuza të reja Ballës


Në Shqipëri Partia Demokratike ju rikthye akuzave ndaj kryetarit të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla për lidhjet e tij me Edmond Begon, një person i dënuar vite më parë në Itali për përfshirje në trafik droge dhe drejtim të organizatave kriminale. Deputeti Ervin Salianji publikoi dokumenta nga rregjistri i hyrje-daljeve në Shqipëri, ku sipas tij rezulton se zoti Balla ka udhëtuar 25 herë jashtë vendit me Begon. Drejtuesi i lartë socialist mohoi akuzat, duke paralajmëruar denoncim në Prokurori për shpifje

Akuzat e Partisë Demokratike ndaj eksponentit të lartë të Partisë Socialiste për lidhjet me Edmond Begon, nisën që në gushtin e kaluar, kur ky i fundit u ndalua në Greqi, për shkak të një urdhëri arresti italian, por u lirua pasi u sqarua se ai e kishte shlyer dënimin në Shqipëri. Në fakt nga 21 vjet burg që Gjykata e Torinos kishte dhënë ndaj tij, me një vendim të Gjykatës së Lartë shqiptare në vitin 2010, ky dënim u reduktua në vetëm pak vite.

Demokratët akuzuan zotin Balla për lidhje me Begon dhe favorizime që ish trafikanti kishte marrë për tendera dhe licenca, me një vlerë prej 14 milion eurosh. Zoti Balla në atë kohë pranoi se e njihte Begon dhe familjen e tij, por mohoi që atij t’i ishte dhënë mburojë politike.

PD akuza të reja ndaj deputetit socialist Taulant Balla
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:24 0:00

Sot deputeti Ervin Salianji publikoi të dhënat e sistemit TIMS sipas të cilit “rezulton se deputeti socialist Taulant Balla rezulton të ketë udhëtuar jashtë vendit mbi 25 herë me trafikantin e drogës Edmond Bega; deputeti socialist Taulant Balla rezulton të ketë udhëtuar jashtë vendit me trafikantin e drogës Edmond Bega, shpeshherë me të njëjtën makinë, kryesisht me automjetin e Taulant Ballës me targa AA900IN; deputeti socialist Taulant Balla rezulton të ketë udhëtuar jashtë vendit me trafikantin e drogës Edmond Bega me të njëjtin avion, ku destinacioni më kryesor ka qënë Vjena, Athina, Korfuzi, Parisi apo Mali i Zi. Vetëm në Vjenë kanë udhëtuar bashkë plot 14 herë”.

Sipas zotit Salianji, kreu i grupit parlamentar socialist ka përdorur dhe 18 herë CHARTER-in për udhëtime jashtë Shqipërisë, ku, siç tha ai, “nuk mungojnë edhe udhëtime me CHARTER nën shoqërinë e trafikantit të drogës Edmond Bego”.

Zoti Balla reagoi përmes Facebook-ut duke i cilësuar shpifje fluturimet me Charter. Pa përmendur nëse ai kishte udhëtuar ose jo jashtë vendit, në shoqërinë e Begos, ai paralajmëroi kallzim në Gjykatë për “Shpifje”.

Një veprim të ngjashëm ai ka ndërmarrë dhe ndaj kryetarit demokrat Lulzim Basha, kur u akuzua për lidhje me rastin e 3.4 milion eurove që u kapën muaj më parë në portin e Durrësit, por dhe për rastin e Xhisiela Malokut, vajzës që dyshohet se është dhunuar nga djali i deputetit socialist Rrahman Rraja, apo së fundi, si të përfshirë dhe me Fredi Alizotin, personin i cili në prokurori ka pranuar se ka luajtur rolin e vëllait të ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafa, në audiopërgjimin e publikuar nga Partia Demokratike.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG