Lidhje

Shkatërrimet e uraganit Michael në Florida


Në Mexico Beach të Floridas, një rrip i vogël bregdetar në Gjirin e Meksikës pothuajse të fshirë nga harta pas shkatërrimeve të kryera nga Uragani Michael, realiteti i rrugës së gjatë të rimëkëmbjes po bëhet më i dukshëm.

"Mexico Beach është shkatërruar," tha guvernatori Rick Scott për qytetin ku stuhia goditi me erëra 250 kilometra-në orë në atë që ishte një nga uraganet më të dëmshme që ka goditur Shtetet e Bashkuara në dekada.

"Është si një zonë lufte", tha guvernatori të shtunën kur vizitoi qytetin e 1.000 banorëve.

Një nga 17 vdekjet e shkaktuara nga stuhia në katër shtete ndodhi në Mexico Beach. Trupi i një të moshuari, u gjet qindra metra nga shtëpia e tij.

Shefi i policisë së Mexico Beach, Anthony Kelly, tha për shërbimin spanjoll të Zërit të Amerikës: "Po të vini këtu dhe të shihni shkatërrimin, është e vështirë, është emocionalisht e vështirë".

"Ne e njohim secilin person në pjesën më të madhe të shtëpive. Ata na njohin", tha Kelly. "Të gjithë këta njerëz janë të njohurit tanë dhe tani po shkojmë nëpër lagje për t’u siguruar që ata nuk janë në ndonjë nga shtëpitë që janë shumë të dëmtuara".

Brock Long, kreu i Agjencisë Federale të Menaxhimit të Emergjencave të vendit, tha se numri i të vdekurve në Mexico Beach mund të rritet, pasi punëtorët e shpëtimit vazhdojnë të kërkojnë rrënojat e lëna pas nga stuhia. Mund të duhen 10 ditë të tjera për të përpiluar një vlerësim të dëmit.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG