Lidhje

18 te vdekur në një kolegj në Krime


Agjencia federale hetimore ruse njoftoi të mërkurën se numri i të vdekurve nga një shpërthim në një shkollë në qytetin port të Kerch-it në Krime ka shkuar në 18, ndërkohë që rreth 50 persona të tjerë janë plagosur, shumica adoleshentë.

Hetuesit njoftuan se shpërthimi u shkaktua nga një bombë e cila ishte paketuar me objekte metalike vendosur në kafenë e ndërtesës.

Kryeministri i republikës së Krimesë i tha televizionit shtetëror se i dyshuari si autor i ngjarjes mendohet të jetë një djalë, 22 vjeç, student i kolegjit.

Sipas agjencisë ruse të anti-terrorizmit i dyshuari u vetëvra me armë zjarri.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG