Lidhje

Në Kanada hapen dyqanet e kanabisit


Des gens font la queue devant un magasin de cannabis à Québec, le 17 octobre 2018.

Të mërkurën në Kanada u hapën dyqanet e kanabisit pas vendimit për legalizimin për qëllime argëtimi të tij.

Vendimi shënon herën e të parë që një vend i madh perëndimor legalizon kanabisin.

Akti për kanabisin i Kanadesë përmbush një premtim të fushatës të kryeministrit Justin Trudeau për të hequr një pengesë ligjore 95-vjeçare.

Megjithë shpresat e qeverisë, tregu i zi i shitjes së kanabisit nuk pritet të zhduket brenda natës.

Sipas shtypit kanadez, Departamenti i Drejtësisë ka bërë të ditur se do të duhen rreth katër vjet që ai të mbyllet plotësisht.

Partitë e opozitës akuzuan qeverinë se është nxituar për marrjen e këtij vendimi, duke thënë se njësitë e qeverisjes vendore, policia dhe mjekët po luftojnë me pasojat që sjell legalizimi tek shëndeti dhe zbatimi i ligjit.

Mosha minimale në rang federal për përdorimin e kanabisit është 18 vjeç, por shumica e provincave të vendit kanë vendosur si kufi, 19 vjeç.

Sipas një sondazhi të kryer kohët e fundit rezulton se 70 për qind e kanadezëve e mbështesin legalizimin e kanabisit.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG