Lidhje

Pajisje shpërthyese në shtëpinë e George Sorosit


FBI-ja po heton rreth autorëve të vendosjes së një pakoje me një pajisje që dyshohet të jetë shpërthyese në kutinë postare të shtëpisë së miliaderit filantropist George Soros. Ngjarja ndodhi të hënën në Katonah, një zonë në periferi të Nju Jorkut. Pajisja u asgjësua në një pyll aty pranë. Zoti Soros nuk ka bërë asnjë koment lidhur me ngjarjen.

Një objekt që dyshohet të jetë një pajisje shpërthyese u gjet në kutinë postare të shtëpisë së Xhorxh Soros-it, filantropistit miliarder, i cili njihet si nga donatorët më mëdhenj të kauzave liberale dhe ka qenë objektiv i shpeshtë i teorive konspirative të krahut të djathtë.

Departamenti i policisë në Bedford, njoftoi se ngjarja ndodhi të hënën në Katonah, një zonë në periferi të Nju Jorkut. Ishte një punonjës i banesës së zotit Soros ai që gjeti pakon në kutinë postare. Sipas gazetës “New York Times”, George Soros nuk ndodhej në shtëpi në atë kohë dhe pakoja u shpërthye nga teknikët e skuadrës kundër-bombave, në një pyll aty pranë.

Në një postim në twitter, zyra e FBI-së së Nju Jork-ut për operacionet në terren njoftoi se "po zhvillonte hetime në dhe përreth banesës së zotit Soros”. Sipas FBI situata nuk paraqiste kërcënim për sigurinë publike. Vetë filantropiosti miliader nuk ka bërë asnjë koment rreth incidentit.

As autoritetet lokale dhe as ato federale nuk kanë bërë të ditur nëse objekti i gjetur në kutinë postare kishte ose jo, aftësi shpërthyese.

George Soros, i cili ka dhuruar shpesh para për kauzat liberale ka qenë objekt i kritikave të grupimeve të djathta si dhe një fushate armiqësore mediatike të udhëhequr nga qeveria nacionaliste në vendlindjen e tij, Hungari. Zëdhënësi i qeverisë hungareze nuk ka pranuar të komentojë rreth incidentin. Ai është akuzuar gjithashtu si bashkëpunëtor i nazismit gjatë Luftës së Dytë Botërore, kur ai ishte fëmijë dhe jetonte në Hungari.

Kohët e fundit kritikët konservatorë e kanë akuzuar George Sorosin, por pa prova, për financim të fshehtë të një karvani imigrantësh që vijnë nga Amerika qëndrore dhe synojnë të hyjnë në Shtetet e Bashkuara nëpërmjet Meksikës.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG