Lidhje

Komanda e Hapësirës drejt projektimit të veprimeve në orbitë


Këshilltarët e Shtëpisë së Bardhë pritet të rekomandojnë që Komanda e Hapësirës e planifikuar nga Presidenti Donald Trump të projektojë mënyrat që ushtria amerikane të fillojë të veprojë në hapësirën orbitale, sipas dy zyrtarëve të administratës.

Këshilli Kombëtar i Hapësirës, një grup këshillues i Shtëpisë së Bardhë, do të njoftojë legjislacionin që do t'i propozohet Kongresit për të krijuar dhe financuar një agjenci të veçantë hapësinore për të mbikëqyrur aktivitetet komerciale, thanë zyrtarët.

Administrata e Presidentit Trump njoftoi në muajin gusht një plan ambicioz për ngritjen deri në vitin 2020 të një "Force të Hapësirës" si arma e gjashtë e ushtrisë amerikane. Departamenti i Mbrojtjes vlerëson se kjo do të kushtojë rreth 13 miliard dollarë në pesë vitet e para.

Kritikët, duke përfshirë disa ligjvënës demokratë, kanë thënë se krijimi i një force të tillë është i panevojshëm dhe i shtrenjtë.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG