Lidhje

Shtëpia e Bardhë fton zyrtarisht Presidentin Putin në Uashington


Bolton
Bolton

Shtëpia e Bardhë ka ftuar zyrtarisht Presidentin rus Vladimir Putin në Uashington, njoftoi sot Këshilltari i Sigurisë Kombëtare John Bolton.

"Ne e kemi ftuar Presidentin Putin në Uashington," tha zoti Bolton në një konferencë shtypi gjatë një vizite në Gjeorgji, pak ditë pas takimit me zotin Putin dhe zyrtarë të lartë të sigurisë në Moskë.

Ai tha se gjatë vizitës në Moskë i kishte dhënë Presidentit Putini një ftesë për të vizituar Uashingtonin vitin e ardhshëm, sipas Radios Evropa e Lirë.

Nuk është ende e qartë nëse zoti Putin e ka pranuar ftesën. Takimi i tij i fundit me një president të SHBA në tokën amerikane ka qenë ai me Presidentin Barak Obama në vitin 2015 gjatë Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork.

Një ftesë e mëparshme e Presidentit Trump për zotin Putin u prit me kundërshtime në Uashington duke përfshirë edhe nga ligjvënës të Partisë Republikane, të cilët argumentuan se presidenti rus ishte një kundërshtar jo i denjë për të vizituar Shtëpinë e Bardhë.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG