Lidhje

Militantët palestinezë thonë se kanë arritur armëpushim me Izraelin


A Palestinian demonstrator runs during a protest calling for lifting the blockade on Gaza, at the Israel-Gaza border fence in Gaza, Oct. 26, 2018.
A Palestinian demonstrator runs during a protest calling for lifting the blockade on Gaza, at the Israel-Gaza border fence in Gaza, Oct. 26, 2018.

Militantët palestinezë thanë të shtunën se do të ndalonin sulmet e tyre me raketa në Izrael nga Gaza, pasi Egjipti negocioi një marrëveshje armëpushimi.

"U arrit një marrëveshje gjithëpërfshirëse e armëpushimit, e cila hyri në fuqi menjëherë në këmbim të një ndalimi të agresionit izraelit", tha zëdhënësi i xhihadit islamik Dawould Shihab.

Nuk pati konfirmim të menjëhershëm nga Izraeli.

Izraeli tha të shtunën se beson se Siria dhe Irani janë përgjegjës për urdhërit të sulmit me raketa ndaj Izraelit nga Rripi i Gazës që filloi të premten dhe zgjati të shtunën.

Zëdhënësi ushtarak, nënkoloneli Jonathan Conricus, tha të shtunën se forca Al Quds e e Iranit me bazë në Siri, urdhëroi grupin xhihad islamik të fillonte sulmin me raketa ndaj Izraelit.

"Ne kemi parë dhe kemi konstatuar një lidhje të qartë mes Gazës dhe Damaskut", tha zëdhënësi Conricus.

Conricus tha se Izraeli e mban Hamasin përgjegjës për sulmin, edhe pse ai është kryer nga xhihadi islamik.

Para lajmit të marrëveshjes së armëpushimit, Conricus tha se Izraeli do të hakmerret kundër Sirisë dhe Iranit.

Ushtria izraelite tha të shtunën se interceptoi 10 nga 30 raketat e hedhura gjatë natës në Izrael nga Gaza.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG