Lidhje

Indonezi, vazhdon kërkimi për viktimat e avonit të rrëzuar


Në Indonezi, ekipet e kërkim-shpëtimit vazhduan edhe të martën punën e vështirë për nxjerrjen e trupave të 189 udhëtarëve dhe ekuipazhit që besohet se humbën jetën nga rrëzimi në det i një avioni të kompanisë Lion Air pak minuta pas ngritjes nga Xhakarta dje në mëngjes.

Zyrtarët thanë se 24 thasë plastikë me mbetje njerëzore janë dërguar në spital për identifikim. Në vendin e rrëzimit janë gjetur edhe qindra objekte, si libra, kuleta, celularë, çanta dhe pjesë nga trupi i avionit. Mes viktimave ishin një i mitur dhe dy foshnje.


Rreth 40 zhytës janë të përfshirë në kërkimin e trupit të avionit, i cili u zhduk nga ekranet e radarëve 13 minuta pas ngritjes. Aeroplani besohet se ndodhet rreth 30 deri në 35 metra thellë në ujërat e detit Java. Autoritetet thonë se pilotët kishin kërkuar të ktheheshin në aeroport pak para rrëzimit.
Ky aksident është i pari që përfshin një Boeing të modernizuar 737 MAX 8, një avion i shitur gjerësisht dhe që konsumon më pak karburant.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG