Lidhje

India ngre statujën më të lartë në botë


Në Indi u inagurua statuja më e lartë në botë. Kryeministri i vendit Narendra Modi morri pjesë në ceremoninë e organizuar me rastin e zbulimit të asaj që është quajtur "Statuja e unitetit", përmendorja e një prej udhëheqësve të vendit Sardar Vallabai Patel, 182 metra e lartë, afërsisht dy herë me e lartë se sa “Statuja e lirisë”, që ndodhet në Nju Jork.

Ceremonia e inagurimit u shoqërua me shfaqje të avionëve ushtarakë që hodhën petale lulesh mbi statujë, shoqëruar më pas me fishekzjarre. Kryeministri Modi ishte nismëtari i ndërtimit të statujës prej bronxi, me një vlerë prej 400 milionë dollarësh. Sardar Vallabai Patel-it i njihet merita për bashkimin e shteteve të ndryshme të Indisë, pas fitores së pavarësisë së vendit në vitin 1947, kohë kur ai shërbente si ministër i brendshëm.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG