Lidhje

Shtimi i trupave në kufirin e Amerikës me Meksikën


Në fund të kësaj jave, më shumë se 5,200 ushtarë do të dislokohen në kufirin jugperëndimor të Shteteve të Bashkuara me Meksikën në pritje të një karvani të emigrantëve nga Amerika Qendrore që po lëviz drejt veriut. Rritja e pranisë ushtarake ka shkaktuar reagime nga ata që jetojnë dhe punojnë në komunitetet kufitare në të dyja anët e kufirit. Korrespontentja e Zërit të Amerikës, Elizabeth Lee njofton nga San Diego.

San Ysidro ndodhet në pikën kufitare tokësore më të ngarkuar në hemisferën perëndimore.

"Turistët vijnë nga Tijuana, njerëz që punojnë këtu vijnë nga Tijuana, por ata janë me dokumente".

Pesëmbëdhjetë minuta më larg në një tjetër vendkalim kufitar, Rosi Lerma punon në restorantin “Mi Ranchito”.

"Kam familje në Tijuana. Nëna im është atje. E vizitojë atë dy herë në javë. Ajo është e sëmurë dhe e moshuar".

Ajo u befasua kur dëgjoi lajmin për dislokimin e më shumë se 5,200 trupave në kufirin jugperëndimor.

"Nuk e kuptoj arsyen e dislokimit të tyre sepse asgjë nuk ndodh këtu. Nuk shohim kalime të paligjshme ose gjëra të këqija këtu."

Arsyeja e dislokimit të trupave është karvani i emigrantëve nga Amerika Qendrore që po marshon drejt veriut. Presidenti Trump thotë se anëtarë të bandave dhe "njerëzit e këqinjë" janë të bashkuar me karvanin dhe e përshkruan atë si një "pushtim" të Shteteve të Bashkuara.

"Për shkak të madhësisë së karvanëve që mund të arrijnë në kufi, Departamenti i Sigurisë Kombëtare ka kërkuar mbështetje të mëtejshme nga Departamenti i Mbrojtjes", thotë Kevin Mcalenan, Komisioner i Doganave dhe Mbrojtjes së Kufirit.

"Është me të vërtetë një mesazh urrejtjeje. Ne nuk jemi në luftë. Këto dy vende nuk janë në luftë", thotë Enrique Morones, themelues i organizatës Engjujt e Kufirit.

"Unë nuk mendoj se të gjithë ata që po vijnë në karvan janë të këqinjë. Ata po kërkojnë ëndrrën amerikane, më shumë stabilitet, me fjalë të tjera, një jetë më të mirë ".

Organizatat që ndihmojnë emigrantët janë duke u përgatitur për një ardhje të mundshme të karvanit këtu.

"Ne jemi në gatishmëri të lartë, duke e kuptuar se kjo mund të ndodhë", thotë Enrique Morones, themelues i organizatës Engjujt e Kufirit.

Qendra e Shërbimit të Bashkuar Kristian tashmë ofron strehim të përkohshëm, veshje dhe ushqim për disa nga njerëzit që janë ndaluar nga patrulla kufitare, janë kontrolluar dhe liruar në Shtetet e Bashkuara.

"Ata janë të burgosur që po monitorohen me rrathë të kyçit të këmbës. Ata nuk kanë para, kështu që shumë prej tyre nuk mund të lëvizin. Ata janë në pritje të komunikimit me anëtarët e familjes së tyre të cilët po përpiqen t’u blejnë atyre bileta.”

Në lidhje me reagimin ndaj dislokimi të trupave në kufi, vullnetarja Melissa Williamson thotë:

"Jam votuese. Unë kam fuqinë e votës ashtu si gjithë të tjerët."

Prania ushtarake do të jetë në gjendje të mbështesë vetëm patrullimin e kufirit dhe mund të merret me planifikimin e mbështetjes mjekësore dhe ndërtimin e qendrave të strehimit të përkohshëm.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG