Lirimi në fillim të kësaj jave nga Gjykata e Lartë pakistaneze e Asia Bibit, një grua e besimit të krishterë, e akuzuar për blasfemi, po shtyhet.
Shpallja e saj e pafajshme, nxiti të mërkurën protesta në të gjithë vendin dhe shumë të tjera do të zhvilloheshin sot pas lutjeve të së premtes.
Asia Bibi, u arrestua pas një debati me disa gra ndërsa po punonin në fushë.
Disa ditë më vonë, një burrë e akuzoi Asia Bibin për përdorimin e gjuhës fyese ndaj profetit Muhamed përpara grave të tjera.
Ajo kaloi tetë vite në burg e dënuar në 2010 për blasfemi, një vepër që sipas ligjit pakistanez dënohet me vdekje.
Facebook Forum