Lidhje

Emërohet pas një viti Drejtori i SHISH


Në Shqipëri, presidenti Ilir Meta njoftoi sot se ka firmosur dekretin për emërimin e Helidon Bendos në postin e Drejtorit të Shërbimit Informativ Shtetëror (SHISH). Bendo i cili ka mbajtur deri m tani detyrën e Nëndrejtorit të SHISH-it, ishte propozuar për të marrë drejtimin e këtij institucionit që një vit më parë, menjëherë pas dorëheqjes së zotit Visho Ajazi.

Presidenti Meta, e mbajti pezull gjatë gjithë kësaj kohe, emërimin e tij, ndonëse Bendo, vijonte faktikisht të drejtonte këtë institucion. I pyetur dhjetorin e shkuar për këtë çështje, Presidenti Meta tha se “një vendimarrje e tillë është e rëndësishme dhe Presidenti i Republikës duhet të jetë i bindur që një vendimarrje përfundimtare forcon pavarësinë dhe efikasitetin e një institucioni aq të rëndësishëm të sigurisë kombëtare”.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG