Lidhje

Nju Jork, rifillon gjyqi ndaj El Chapos


Joaquin Guzman's defense attorney Jeffrey Lichtman, speaks to reporters as he leaves Brooklyn Federal Court after opening arguments in the trial of the Mexican drug lord known as "El Chapo," Nov. 13, 2018, in New York.

Të mërkurën në Bruklin të Nju Jorkut rifilloi gjyqi i sigurisë së lartë ndaj baronit të drogës Joaquin "El Chapo" Guzman.

Prokurorët amerikanë i thanë jurisë të martën se Guzman, në cilësinë e kreut të kartelit meksikan Sinaloa, dërgoi një grup vrasësish me qëllim zhdukjen e konkurrentëve që transportojnë kokainë, marihuanë dhe metamfetaminë në Shtetet e Bashkuara.

Guzman, i cili më parë është arratisur dy herë nga burgu, është deklaruar i pafajshëm ndaj akuzave të ngritura. Avokatët e tij thonë se Guzman është një “kokë turku” për zyrtarët e korruptuar të qeverisë dhe kontrabandistin më të madh të drogës në botë, emri i të cilit nuk është bërë publik. Avokati i Guzman-it tha se zyrtarë meksikanë dhe amerikanë, përfshirë presidentin aktual të Meksikës, paraardhësi i tij dhe një zyrtar amerikan i administratës për luftën kundër drogës, ishin ndër ata që paguanin miliona dollarë për të mbajtur të lirë baronin e vërtetë.

Pavarësisht kapjes së Guzman-i, karteli gjakatar i Sinaloa-s vazhdon të sigurojë fitime të majme.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG