Sekretari Amerikan i Shtetit Mike Pompeo tha të martën se Shtetet e Bashkuara mbështesin kandidatin Kim Jong Yang të Koresë së Jugut për të udhëhequr agjencinë ndërkombëtare të policisë Interpol, duke e vënë Uashingtonin kundër kandidatit të Kremlinit Alexander Prokopchuk.
Kremlini e quajti "ndërhyrje në zgjedhje" kundërshtimin amerikan ndaj kandidatit të tij.
Zgjedhja e një drejtuesi të ri është caktuar për të mërkurën në përfundim të konferencës vjetore të Interpolit në Dubai.
Katër senatorë amerikanë publikuan të hënën një letër të hapur, ku i kërkonin Presidentit Donald Trump të kundërshtonte kandidaturën e rusit Aleksandër Prokopçuk, zëvendëspresident i tanishëm i Interpolit.
Senatorët shkruajnë se Prokopçuk është "i përfshirë personalisht" në atë që në letër cilësohet si rutinë ruse e "abuzimeve me Interpolin për hakmarrje ose përngacmimin e kundërshtarëve politikë, disidentëve dhe gazetarëve".
Në përgjigje të kritikave ndaj Prokopçukut, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov tha se "kjo është ndoshta një lloj ndërhyrjeje në procesin zgjedhor të një organizate ndërkombëtare".
Facebook Forum