Lidhje

Macron mbron rritjen e taksave të karburantit


Presidenti francez Emmanuel Macron mori në mbrojtje rritjen e taksave të karburantit që ka nxitur protesta në mbarë vendin, por bëri thirrje për 'dialog' për të zbutur tensionet.

Në komentet e tij të para rreth protestave, që nisën të shtunën kur më shumë se një çerek milioni shoferë bllokuan rrugët, zoti Macron pranoi se është "normale" që njerëzit të shprehin shqetësim.

Ai tha se po përpiqet të "ndryshojë zakonet" duke i joshur francezët të mos përdorin karburante. Zoti Macron përsëriti premtimet për ndihmë ndaj familjeve me të ardhura të ulta për të blerë makina më të pastra ose për të kaluar në metoda më të pastra ngrohjeje për shtëpitë.

Ai nuk komentoi për dhunën gjatë protestave. Një protestues humbi jetën të shtunën në një aksident rrugor dhe qindra u plagosën.
Presidenti Macron, popullariteti i të cilit ka rënë, i bëri komentet gjatë një debati universitar në Belgjikë, ku studentët protestues ngritën një pankartë dhe hodhën letra në auditor.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG